skip to main content
Newsroom

ALB - Press release

Subjekt i embargos së vendosur së vlefshme deri më 03 korrik 2025, ora 08:00 Komisioni Evropian hap për herë të parë nismënÇmimet Kryeqytetet Evropiane të Tregtisë me Pakicë Komisioni Evropian do të hapë zyrtarisht nismën Çmimet e Kryeqyteteve Evropiane të Tregtisë me Pakicë (ECoSR) në një aktivitet inaugurues që organizohet nga Parlamenti Evropian, i cili do të zhvillohet në datën 03 korrik, ora 15:00. Ky konkurs i madh evropian, i iniciuar nga Parlamenti Evropian mbi bazën e një peticioni të qytetarëve evropianë, do të nderojë qytetet e vogla, të mesme dhe të mëdha që shkëlqejnë në mbështetjen që u ofrojnë bizneseve që zhvillojnë tregti me pakicë, rigjallërimit të qendrave të qyteteve, ndihmën ndaj sipërmarrësve dhe nxitjen e ekonomive lokale plot gjallëri. Më mënyrë të ngjashme me nismën Kryeqytetet Evropiane që spikasin për veprimtari kulturore dhe inovacion të suksesshëm, ky çmim i ri vjetor i vendos në qendër të vëmendjes qytetet që mbështesin bizneset lokale të tregtisë me pakicë duke i pozicionuar ato në zemër të komuniteteve të tyre. Në fushën e tregtisë me pakicë, 99% e bizneseve janë kompani të vogla dhe të mesme dhe 90% e tyre kanë të punësuar më pak se 5 punonjës. Bizneset e vogla dhe të mesme përfaqësojnë gjithashtu dy të tretat e punësimit në sektor. Përtej shifrave ekonomike, bizneset që kryejnë tregti me pakicë janë jetikë për ekonomitë lokale, duke krijuar lagje plot gjallëri që ruajnë njëkohësisht identitetin kulturor dhe ndërtojnë qëndrueshmëri ekonomike përmes lidhjeve të tyre të ngushta me bizneset dhe konsumatorët vendas. Megjithatë, ato përpiqen të mbeten konkurruese për shkak të konkurrencës në rritje për shkak të tregtinë elektronike dhe ndryshimit të preferencave të konsumatorëve, fakt ky që e bën mbështetjen evropiane për dixhitalizimin dhe tranzicionet e gjelbra jetike. Si mund të konkurrojnë qytetet? Qytetet e vogla, të mesme dhe të mëdha nga shtetet anëtare të BE-së dhe nga shtetet që janë pjesë e Programit të Tregut të Përbashkët j

date:  02/07/2025

Subjekt i embargos së vendosur së vlefshme deri më 03 korrik 2025, ora 08:00

Komisioni Evropian hap për herë të parë nismënÇmimet Kryeqytetet Evropiane të Tregtisë me Pakicë 

Komisioni Evropian do të hapë zyrtarisht nismën Çmimet e Kryeqyteteve Evropiane të Tregtisë me Pakicë (ECoSR) në një aktivitet inaugurues që organizohet nga Parlamenti Evropian, i cili do të zhvillohet në datën 03 korrik, ora 15:00.

Ky konkurs i madh evropian, i iniciuar nga Parlamenti Evropian mbi bazën e një peticioni të qytetarëve evropianë, do të nderojë qytetet e vogla, të mesme dhe të mëdha që shkëlqejnë në mbështetjen që u ofrojnë bizneseve që zhvillojnë tregti me pakicë, rigjallërimit të qendrave të qyteteve, ndihmën ndaj sipërmarrësve dhe nxitjen e ekonomive lokale plot gjallëri. Më mënyrë të ngjashme me nismën Kryeqytetet Evropiane që spikasin për veprimtari kulturore dhe inovacion të suksesshëm, ky çmim i ri vjetor i vendos në qendër të vëmendjes qytetet që mbështesin bizneset lokale të tregtisë me pakicë duke i pozicionuar ato në zemër të komuniteteve të tyre.

Në fushën e tregtisë me pakicë, 99% e bizneseve janë kompani të vogla dhe të mesme dhe 90% e tyre kanë të punësuar më pak se 5 punonjës. Bizneset e vogla dhe të mesme përfaqësojnë gjithashtu dy të tretat e punësimit në sektor.

Përtej shifrave ekonomike, bizneset që kryejnë tregti me pakicë janë jetikë për ekonomitë lokale, duke krijuar lagje plot gjallëri që ruajnë njëkohësisht identitetin kulturor dhe ndërtojnë qëndrueshmëri ekonomike përmes lidhjeve të tyre të ngushta me bizneset dhe konsumatorët vendas. Megjithatë, ato përpiqen të mbeten konkurruese për shkak të konkurrencës në rritje për shkak të tregtinë elektronike dhe ndryshimit të preferencave të konsumatorëve, fakt ky që e bën mbështetjen evropiane për dixhitalizimin dhe tranzicionet e gjelbra jetike.

Si mund të konkurrojnë qytetet?

Qytetet e vogla, të mesme dhe të mëdha nga shtetet anëtare të BE-së dhe nga shtetet që janë pjesë e Programit të Tregut të Përbashkët janë të mirëpritura për të aplikuar duke filluar nga data 03 korrik 2025 dhe deri në datën 09 tetor 2025. Aplikimet do të vlerësohen sipas kritereve në katër fusha kryesore: 

Qytetet e vogla, të mesme dhe të mëdha nga shtetet anëtare të BE-së dhe nga shtetet që janë pjesë e Programit të Tregut të Përbashkët janë të mirëpritura për të aplikuar duke filluar nga data 03 korrik 2025 dhe deri në datën 09 tetor 2025. Aplikimet do të vlerësohen sipas kritereve në katër fusha kryesore: 

  • Qëndrueshmëria: praktikat e gjelbra, ekonomia rrethore, qëndrueshmëria ndaj faktorëve klimatikë
  • Sipërmarrja dhe Angazhimi i Komunitetit: mbështetja e biznesit lokal, nxitja e inovacionit
  • Dixhitalizimi: përvetësimi i teknologjisë, aftësitë dixhitale, integrimi i qytetit inteligjent
  • Gjallëria urbane: mjedise tërheqëse për tregti me pakicë, integrim kulturor, atraksione turistike.

Qytetet e përzgjedhura do të vlerësohen nga juria evropiane në një fazë të dytë, duke u bazuar në programin e aktiviteteve që do të zbatojnë nëse do të fitojnë titullin. 

Për nismën e çmimeve të Kryeqyteteve Evropiane të Tregtisë me Pakicë për vitin 2026 do të shpallen tre fitues, nga një për secilën kategori, përmes një ceremonie të ndarjes së çmimeve që do të zhvillohet në Bruksel në janar të vitit 2026. Çdo qytet fitues do të përfitojë nga një paketë shërbimesh: një aktivitet i profilit të lartë për nisjen e nismës, rrjetëzim me liderët evropianë të bizneseve që kryejnë tregti me pakicë, aktivitete ndërgjegjësimi, evenimente të tipit workshop dhe një program shkëmbimi i dedikuar për qytetin për të ndarë praktikat më të mira. Paketa përfshin edhe njohje në mbarë territorin e BE-së, një video promovuese profesionale dhe mbulim mediatik dhe materiale promovuese të BE-së gjatë gjithë vitit.

Rreth ECoSR

Nisma e Kryeqyteteve Evropiane të Tregtisë me Pakicë është propozuar nga Bashkimi Evropian si një Veprim Përgatitor nga Parlamenti Evropian, i cili zbatohet nga Këshilli Evropian i Inovacionit dhe Agjencia Ekzekutive e Bizneseve të Vogla dhe të Mesme (BVM) (EISMEA) në emër të Drejtorisë së Përgjithshme për Tregun e Brendshëm, Industrinë, Sipërmarrjen dhe BVM-të (DG GROW) të Komisionit Evropian.

Kontakti

Për më shumë informacion, vizitoni faqen në internet: https://single-market-economy.ec.europa.eu/single-market/services/retail/european-capitals-small-retail-ecosr_en 

A jeni të interesuar të merrni pjesë në evenimentin që do të organizohet në Parlamentin e Bashkimit Evropian në datën 03 korrik apo keni ndonjë pyetje? Ju lutemi të na kontaktoni në info@eusmallretailcapitals.eu