SI FUNKSIONON SELFIE

HAPI 1

Nëse doni të përdorni SELFIE në shkollën tuaj, hapi i parë është përcaktimi i një personi ose ekipi të vogël që do të koordinoj aplikimin.

HAPI 2

Koordinatorët e shkollës:

  •  rregjistroni shkollën në plataformën SELFIE, duke siguruar informacionet bazë si tipi i shkollës (p.sh. fillore apo e mesme), madhësinë, dhe vendodhjen
  • zgjidhni kohën e aplikimit të SELFIE
  • zgjidhni se kush do të jenë pjesëmarrësit (për shembull cili grup studentësh).
HAPI 3

Zgjidhni setin e pyetjeve dhe pohimeve që do të përdoren. Ju mund të zgjidhni ato që ii përshtaten nevojave dhe kontekstit të shkollës.

HAPI 4

Koordinatorët ftojnë studentët, mësuesit dhe dretuestit e shkollës që të marrin pjesë në SELFIE në mënyrë anonime. Zgjat rreth 30 minuta përgjigja e pyetësorit. Për mësuesit dhe drejtuesit e shkollës, kjo mund të bëhet në një moment që është i përshtatshëm; në rastin e studentëve, rekomandojm që të kryhet si pjesë e një leksioni.

HAPI 5

Njëherë që pjesëmarrësit kanë kompletuar pyetësorin, SELFIE gjeneron një raport për shkollën tuaj, që tregon rezultatet e agreguara në një mënyre vizuale dhe interaktive. Këto rezultate janë tërësisht anonime. Raporti i përket shkollës dhe vetëm shkolla mund ta aksesoj.

HAPI 6

Ju mund të përdorni gjetjet nga SELFIE për të filluar një diskutim në lidhje me mënyrën sesi teknologjitë mbështesin mësimdhënien, të mësuarit dhe vlerësimet e studentëve në shkollën tuaj. Kjo mund t'ju ndihmojë që të formuloni një plan veprimi dhe të vendosni prioritetet.

HAPI 7

Ju mund të përsërisni vlerësimin nëpërmjet SELFIE në mënyrë periodike, për të vlerësuar progresin dhe për të kuptuar ku është e nevojshme të ketë përmirësime.