RRETH SELFIE

SELFIE (Self-reflection on Effective Learning by Fostering the use of Innovative Educational Technologies), është një aplikacion i dizenjuar për të ndihmuar shkollat në përfshirjen e teknologjive numerike në mësimdhënie, të mësuarit dhe vlerësimin e studentëve. Mund të nënvizoj se cilat fusha nuk po funksionojnë mirë, ku mund të ketë hapësirë për përmirësim dhe cilat duhet të jenë prioritetet. Aplikacioni është aktualisht i vlefshëm në 24 gjuhët zyrtare të Bashkimit Europian, me më shumë gjuhë të cilat do të shtohen në kohë.

SELFIE mbledh në mënyrë anonime pikëpamjet e studentëve, mësuesve, dhe dretuesve të shkollës, si përdoren teknologjitë numerike në shkollë. Kjo bëhet duke përdorur pohime të shkurtra ose pyetje që kanë një shkallë të thjeshtë 1-5 të dakortësisë. Pyetjet mbulojnë fusha si lidershipi, infrastruktura, trainimi i mësuesëve dhe kompetencat numerike të studentëve.

 

Pyetësori merr rreth 30 minuta. Pyetjet janë specifike për secilin grup. Për shembull, studentët kanë pyetje të lidhura me eksperiencën e të mësuarit, mësuesit reflektojnë rreth trainimeve dhe praktikave të mësimdhënies, dhe drejtuesit e shkollave konsiderojnë planifikimin dhe strategji të përgjithshme.

Bazuar në keto të dhëna, aplikacioni gjeneron një raport - snapshot ("SELFIE" :-)), që ka të bëj me pikat e forta dhe të dobëta në lidhje me përdorimin e teknologjive numerike për të mësuarit dhe mësimdhënien. Sa më shumë persona nga shkolla përfshihen në pjesëmarrje, aq më i saktë do të jetë SELFIE i shkollës së tyre.

Rezultatet dhe të dhënat e ushtrimit SELFIE janë vetëm për shkollën tuaj dhe nuk ndahen me entitete të treta, vetëm nëse ju zgjidhni që të ndahen.

Rezultatet mund t'ju ndihmojnë të kuptoni ku gjendeni dhe që të filloni një diskutim rreth përdorimit të teknologjive, si dhe në zhvillimin e një plani veprimi për shkollën tuaj. SELFIE mund të përdoret në një moment të dytë për të vlerësuar progresin si dhe për të përshtatur planin e veprimit.

Benefitet:

  • SSELFIE përfshin të gjithë komunitetin e shkollës - drejtuesit, mësuesit, studentët - në një proces 360 gradë, që mbulon shumë fusha të praktikës shkollore
  • Duke qënë se secila shkollë është unike, SELFIE mund të përshtatet. Shkolla juaj mund të zgjedhë dhe të shtoj pyetje dhe pohime që përmbushin nevojat tuaja.
  • SELFIE lejon të gjithë pjesëmarrësit që ti përgjigjen pyetjeve që përputhen me përvojën e tyre, si studentë, mësues, ose drejtues.
  • SELFIE është falas. Përgjigjet janë anonime dhe të dhënat janë të mbrojtura.
  • Ju mund të kryeni vlerësimin nga një kompjuter, tablet ose telefon inteligjent.
  • Duke kompletuar SELFIE, secila shkollë merr një raport interaktiv të personalizuar, i cili mundëson të dhëna të detajuara dhe një pamje të shpejtë rreth pikave të forta dhe të dobëta.

Bëhuni pjesë e një komuniteti në rritje shkollash në Europë që përdorin SELFIE për të ndihmuar në integrimin e teknologjive numerike në praktikat e mësimdhënies dhe të mësuarit.

Kush mund të perdori SELFIE?

SELFIE mund të përdoret nga shkolla fillore, 9-vjecare, të mesme të përgjithshme, ose profesionale, në Europe dhe më gjërë. Mund të përdoret nga secila shkollë - jo vetëm nga ato me një nivel të avancuar infrastrukture dhe përdorimi të teknologjisë.

Dizenjuar nga dhe për shkollat

Që nga fillimi, drejtuesit e shkollave, mësuesit dhe studentët kanë qënë të përfshirë në procesin e krijimit dhe testimit të SELFIE:

  • 5,000 prej tyre dhanë mendimin gjatë pjesës fillestare të dizenjimit të aplikacionit
  • 67,000 persona, nga 650 shkolla të Europës, morën pjesë në testin pilot.
  • SELFIE u testua me shkolla fillore për të siguruar që mund të kuptohet nga studentët e rinj.

Privatësia e të dhënave

  • SELFIE është një aplikacion vetëm për shkollat, të dhënat personale nuk mblidhen
  • Të gjitha përgjigjet e mbledhura nëpërmjet SELFIE janë anonime. Studentë individual, mësues, drejtues shkollash, ose pjesëtarë të tjerë të stafit, të cilët i përgjigjen pyetjeve, nuk mund të identifikohen personalisht.
  • Secila shkollë është pronare e raportit vetjak të SELFIE, i cili nuk ndahet me të tjerë në rast se shkolla nuk zgjedh që ta bëj.
  • Asnjë oranizatë tjetër, duke përfshirë edhe Komisionin Europian, nuk mund të identifikoj përgjigjet e një shkolle specifike.
  • SELFIE ndodhet në një server të menaxhuar dhe nën pronësinë e Komisioni Europian. Të dhënat e mbledhura janë subjekt i rregullave të procesimit të të dhënave të Komisionit.
  • Të dhënat e anonimuara dhe të agreguara mund të përdoren vetëm për qëllime kërkimore dhe politikëbërëse, dhe asnjëherë për qëllime komerciale.

Baza dhe procesi i krijimit të SELFIE

SELFIE bazohet në një strukturë të Komisionit Europian që promovon të mësuarit në epokën numerike organizata me sfond edukativ.

Ekipi SELFIE

SSELFIE është një iniciativë e Komisionit Europian.

SELFIE u zhvillua në bashkëpunim të ngushtë me një grup ekspertësh nga shkolla, ministri edukimi, dhe institute kërkimore përreth Europës. Institute partnere përfshijnë Fondacionin Europian të Trainimit, Qëndrën Europiane për Zhvillimin e Trajnimeve Profesionale (CEDEFOP) dhe Instituti për Teknologji të Informacionit të UNESCO.