Unioni Evropian dhe Ish Republika Jugosllave e Maqedonisë

Unioni Evopian filloi financimin e projekteve nëIsh-Republikën Jugosllave të Maqedonisë nëpërmjet Zyres Evropiane për Ndihmë Humanitare Komuniteteve (ECHO) në vitin 1992. Ndihma e Unionit Evropian prej atëherë ka arritur në diku 475 Milion Euro. Këtu janë përfshirë 91 milion Euro ndihmë që ECHO i ka shpërnda për t'i nduhmuar qeverisë për të siguruar strehim, përkujdesje mjeksore dhe mjete shkollore për refegjutët gjatë krizës Kosovare. Ndihmë është shpërndarë gjithashtu edhe nëpërmjet programeve PHARE/ OBNOVA (259 milon Euro) për mbështetje të reformave ekonomike dhe përmirësimit të infrastrukturës. Më këtë rrjedhë të përgjithshem të ndihmës për programe Unioni Evropian ka ndihmuar trajnimin e personelit për reformat e sistemit bankar, administratës publike dhe sektorëve gjyqësorë, dhe njëkohësisht ua mbështetur projekte të atilla siç është ai për zhvillim të politkës kombëtare për ambientin natyror. Veç kësaj Komisioni Evropian ka dhënë 70 milion Euro për mbështetje të mbulimit të pagesave dhe ka siguruar ndihmë (subvencione) me kamatë intetresi në vlerë prej 20 milion Euro për kreditë e Bankës Evropiane për Investim. Në vitin 2001 ndihma e Unionit Evropian për Ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë vazhdoi, me angazhim plotësues të 66.8 milion Euro.

Unioni Evropian në 1999 propozoi një Proces të ri të Stabilizimit dhe Asocimit për pesë shtete të Evropës Jug Lindore. Më 16 qershor 1999, filluan negociatat me Ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë dhe më 9 prill 2001 u nënshkrua Marrëveshja për Stabilizim dhe Asocim. Me këtëIsh-Republikën Jugosllave të Maqedonisë është shteti i parë i Ballkanit perëndimor që hyn në marrëveshje të këtillë me Unionin Evropian. Rëndësia politike e Marrëveshjes është shumë e madhe meqë shtetit i akordon (mundëson) statusin e kandidatit potencial, duke i hapur kështu mundësinë për asocim të ardhshëm në Unionin Evropian. Marrëveshja ka mes tjerrash objektivave të veta; promovimin e regjimit të tregëtisë së lirë mes Ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë dhe vendeve fqinje në Evropën Juglindore dhe me shtetet anëtare të Unionit Evropian; harmonizimin e legjislaturës me kornizën ligjore të Unionit Evropian; dhe promovimin e bashkëpunimit ndërmjet sektorëve të tyre për ambinetin natyror, energjetike, telekomunikacionet dhe të transportit. Si rezultat i kësaj Marrëveshjeje për bashkëpunim vendi tani përfiton ngalë preferencave asimetrike tregtare me Unionin Evropian.